Mark van Bomel është në avantazh për tu ulur në stolin e Milanit. Zlatan Ibrahimoviç ka të njëjtën mendje si tifozët dhe preferon Antonio Konten, por drejtuesit e klubit i kanë argumentuar se do të jetë e vështirë që operacioni të finalizohet për shkak të pagesës për teknikun puljez dhe kërkesave të tij në merkato.

Ndërsa trajneri i Antverpit bind me aftësitë e tij dhe vizionin për futbollin, raporton sportmediaset. Holandezi ka qenë pjesë e kuqezinjve për 1 sezon e gjysmë, ku ka luajtur me Ibran dhe ka fituar edhe titullin kampion. Si trajner, pasi kishte punuar si zëvendës i Van Marvijk, nuk pati ekperienca emocionuese te PSV dhe Wolfsburg, përpara se të shpërthente te Antverp, ku fitoi një kampionat dhe një Kupë Belge.

Në këtë sezon, Antverpi po lufton për titullin kampion, ndërsa kontrata i skadon në verën e vitit 2025.

Van Bomelit i pëlqen futbolli ofensiv, preferon skemën 4-3-3, si edhe presingun e lartë. Alternativa për stolin janë tekniku i Lilës Fonseka, Domeniko Tedesco që drejton Belgjikën, Rafaele Paladino i Monzës dhe Farioli, tekniku i Nisës.

Vazhdon interesimi për Tiago Motën që ka befasuar këtë sezon me Bolonjën, por shërbimet e tij i kërkon edhe Juventusi.

Klan News