Tenistja Jana Novotna, e cila ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare, do të kujtohet përgjithmonë ashtu si edhe më shumë se 100 titujt e fituara në një karrierë të gjatë dhe të lavdishme në sportin e tenisit.

Novotna fitoi titullin e Wimbledon në vitin 1998 duke mundur Venus Williams dhe Martina Hingis në rrugën drejt fitores kundër Nathalie Tauziat të Francës, në finale.

Sipas mediave të huaja, ajo vdiq të dielën në Republikën e Çekisë, rrethuar nga familja e saj, pas një beteje të gjatë me kancerin.

Ajo luajti në dy finalet e tjera të Wimbledon, duke u mundur nga Steffi Graf në vitin 1993 dhe nga Martina Hingis në vitin 1997.

Lindur më 2 tetor 1968, Novotna fitoi një total prej 24 turnesh e vetme dhe 76 turne dyshe në një karrierë që u shtri nga 1987 deri në 1999.

Ajo u bë kampionja më e vjetër e Grand Slam për 29 vjet e nëntë muaj, një rekord që u thye nga Francesca Schiavone dhe Flavia Pennetta.

Novotna gjithashtu fitoi Kupën e Fed me ish Çekosllovakinë në vitin 1988, si dhe dy medalje argjendi të dyfishta të Olimpiadës dhe një bronz në Lojrat e 1996 në Atlanta.

Ajo u bë e famshme në Arenën Ndërkombëtare të Tenisit në vitin 2005.

/tvklan.al