Studenti amerikan, i cili u lirua javën e kaluar, pasi qëndroi për më shumë se 15 muaj në Korenë e Veriut, ka vdekur. Sipas BBC, e cila citon familjarët e tij, mësohet se i riu ka ndërrua jetë.

Otto Warmbier, 22 vjeç, u kthye në SHBA të martën e kaluar, por doli që ai kishte qenë në koma për një vit.

Warmbier u dënua me 15 vjet pune të rendë, pasi tentoi të vidhte një simbol të propagandës komuniste nga një hotel.

22 – vjeçarit ju dha një pilulë gjumi, pasi u sëmur, vitin e kaluar dhe që atëherë nuk u zgjua. Të paktën kështu tha Korea e Veriut./tvklan.al