Një 5-vjeçar është mbytur gjatë pushimit të drekës në shkollën fillore Analby, në Hull, Britani e Madhe.

Nxënësi, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, besohet se ka patur dhe vështirësi në frymëmarrje pasi hëngri drekën e tij. Atë e dërguan menjëherë në spital por ai nuk mundi të shpëtonte.

“E gjithë shkolla është e prekur nga ky event dhe të gjitha lutjet tona shkojnë me familjen e vogëlushit,” u shpreh Gareth May, drejtori i shkollës.

 “Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa e rëndë është kjo gjë. Të gjithë mendojnë për vuajtjet që po kalon familja e djalit”, tha njëri nga prindërit e fëmijëve që gjendej në të njëjtën klasë me vogëlushin.

Një zëdhënës i Këshillit në Riding Lindor tha: “Trishtim i thellë, na informuan se kishte vdekur një nxënës në shkollën fillore Anlaby. Këshilli ofron përkrahje të gjerë në shkollë për mësuesit, nxënësit dhe për familjen e fëmijës.”

Ambulanca e Yorkshire mbërriti menjëherë në vendngjarje.

Pritet të ndërmerret një hetim për mbytjen e vogëlushit në Gjykatën e Hull./tvklan.al