Nga Kavaja drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se Rama është kryeministri më i mirë që nga koha e Pavarësisë.

Erion Veliaj: Kemi një kryetar i Edi Rama që është padyshim kryeministri më i mirë që kemi pasur që nga koha e Pavarësisë. Dhe një Parti Socialiste që ka thyer rekord me tre mandate dhe që do ta thyeje bindshëm rekordin me katër mandate, ata nuk kanë çfarë t’i bëjnë.

Sipas Veliajt opozitarët sulmojnë krerët e PS sepse e kanë të pamundur t’i fitojnë zgjedhjet.

Erion Veliaj: Ky sulm nonstop me plan që bëhet ndaj Tiranës, ndaj partisë tonë, ndaj lidershipit tonë sigurisht që bëhet më plan sepse e dinë që qarku i Tiranës do të ketë grupin dhe prodhimin më të madh të mandateve në Parlament.

Veliaj, tha se ambicia e tij është që në zgjedhjet e ardhshme, Kavaja të bashkohet me trenin e fitoreve në Bashkinë e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Rrogozhinës.

Klan News