Mali i Athosit në Greqi është zona më e madhe në botë ku nuk lejohet hyrja e femrave, e madje as e kafshëve të asaj gjinie.

Sipërfaqja prej 335 kilometrash katrorë, mal dhe gadishull në pjesën verilindore të Greqisë, është një qendër e rëndësishme e Murgjërisë së Kishës Ortodokse Lindore.

Vendi qeveriset nga një sistem autonom brenda Republikës së Greqisë dhe aty ndodhen 20 manastire nën juridiksionin direkt të Patriarkales së Kostandinopojës.

“BBC” thotë se në këtë vend ndalohet hyrja e femrave që prej më shumë se 1000 vitesh, por megjithatë disa kanë arritur ta thyejnë këtë rregull.

Gjatë Luftës Civile të Greqisë (1946-1949) Mali Athos strehoi kopetë e fshatarëve dhe gratë ishin pjesë e një grupi që bastisi zonën në kërkim të kafshëve.

Në vitin 1953 vizita tre ditore e një gruaje greke me emrin Maria Poimenidou, e cila u vesh si burrë, bëri që Greqia të miratonte një ligj që ua ndalon grave hyrjen në ishull. Nëse ndonjë syresh do e shkelte ligjin do të dënohej deri më 12 muaj burg.

Në vitin 2008, katër gra moldave u hodhën në gadishull nga disa trafikantë njerëzish nga Ukraina. Ato u arrestuan nga policia, por një zyrtar tha më pas se murgjit “i kishin falur” ato.

“BBC” thotë se rajoni është vizituar dy herë nga Presidenti rus, Vladimir Putin, në vitin 2005 dhe në vitin 2016, për të shënuar 1000-vjetorin e prezencës së murgjve në zonë.

Në vitin 2005, shumica e pelegrinëve në Malin e Athosit ishin grekë. Ndërsa në vitin 2016 gjysma e 40 000 pelegrinëve vjetorë ishin rusë.

Në Gadishull pranohen çdo ditë 100 pelegrinë ortodoksë dhe 10 pelegrinë jo ortodoksë.

Dr Graham Speake, autor i një librin mbi gadishullin, thotë se moslejimi i femrave në ishull është mënyra më e thjeshtë për të garantuar mungesën e akteve seksuale.  Ajo çka e bën Malin e Athosit të ndryshëm nga manastiret e tjera, është se i gjithë gadishulli njihet si një “manastir i madh”.

Por, ka edhe arsye të tjera pse ndalohet hyrja e femrave në gadishull. Thuhet se Virgjëresha Mari është ndaluar në gadishull gjatë udhëtimit të saj për në Qipro. Ajo e ka pëlqyer kaq shumë ishullin sa iu lut të birit t’ia dhuronte asaj dhe ai ra dakord,” thotë Speake.

“Ende quhet ‘kopështi i nënës së Zotit’, i është dedikuar lavdisë së saj dhe vetëm ajo e përfaqëson seksin femër në mal.” /tvklan.al