Këtë të Martë kryeministri Edi Rama ka vizituar qytetin e Kukësit, ku ka inspektuar investimet në zonë. Ai u ndal për të parë nga afër Urën e Madhe të qytetit e cila është drejt përfundimit.


Kjo e fundit është një vepër e madhe publike me detaje inxhinierike që do krijojë një tjetër nyje lidhëse me qytetin verilindor.

Në shoqërinë e drejtuesit politik të qarkut Pandeli Majko, ata pyetën inxhinerët lidhur me punën e bërë deri më tani.

Edi Rama: Sa kohë u bë që ka filluar kjo tamam?

InxhineriUra realisht ka gati 3 vjet, pati ca probleme strukturore. Kemi këtu inxhinierin italian që ka bërë disa modifikime. Kjo ishte ajo që na vonoi më shumë. U bënë modifikime për mënyrën si do zhvendosej. Po të shihni të gjitha strukturat janë ndihmëse, për ta zhvendosur. Të gjithë këto elementë duhet të hiqen pastaj. Janë gati 1500, 1600 ton. Do hiqen, do vihet në këmbët e veta.

Edi Rama: Është në pozicionin e vet ku do ulet apo ka akoma punë?

Pandeli Majko: Lidhja është bërë gjithsesi.

Inxhinieri: Aktualisht nuk kemi lidhje me ujin…

Edi Rama: Goxha operacion është!

Inxhinieri: Operacion shumë shumë i vështirë, mjetet janë marrë me qira nga kompani italiane, çdo zhvendosje është bërë me ndihmën e tyre. Për të pasur garanci sepse është shumë e vështirë.

Edi Rama: Super është!

Pandeli Majko: Vepër arti!

Inxhinieri: S’ka më të bukur!!

Pandeli Majko: Ka krijuar atë përshtypjen që është ndryshkur, nëpër rrjete sociale.

Inxhinieri: Jo, jo kështu rri ajo.

Edi Rama: S’është hekur i ndryshkur mor, është korten. Është material shumë i vyer dhe përdoret në arkitekturën moderne./tvklan.al