Afrimi i ditëve të ngrohta, padyshim që na bën të mendojmë për detin dhe për pushimet.

Aksesori kryesor që duhet menduar për këtë verë 2016, është ai i kostumit të banjos. Por edhe këtë këtë vit dilema më e madhe është të zgjedhim rrobabanjo trupore, apo të ndara?

Për të vendosur në këtë pikë, duhet të kujtuar gjithmonë se nuk është e vërtetë teoria që kostumi i ndarë është për femrat me linja elegante dhe ai me trup, për masat më të bollshme.

Gjithçka varet se si ndihesh dhe sa komode je me veshjen, sepse dhe ato që kanë bark ose gjoks të madh, mund t’ia lejojnë vetes rrobabanjot e ndara, mjafton vetëm që të zgjidhni modelin e duhur.

Ndërkohë që si tendencë këtë Verë 2016 do të dominojnë sërisht prerjet trekëndësh, por edhe ajo si fashë. Rikthehen këtë verë edhe recipetat me mbajtëse me fortesë teli,  shumë të përshtatshme për gratë me forma të bollshme.

Në ngjyra, krahas klasikeve bardhë e zi, tendencë janë koloret fluo, veçanërisht për kostumet sportive, por pa lënë pas, stampat me lule.

Vijon që të jetë shumë në modë dhe kombinimi i palëve të ndryshme të veshje të pazhit, duke krijuar kështu variacion në modele.

Përsa i përket pjesës së poshtme më kostumit, për masat e mëdha këshillohet një pjerje me bel lart, frymëzuar nga vitet ’40 ose ’50, por të preferuara këtë verë do të jenë dhe modeli brazilian./tvklan.al