Pazari nëpër faqet online është një pasion i madh për shumë gra dhe vajza në të gjithë botën.

Imazhet e veshjeve të ëndërruara që shfaqen vetëm një “clik” larg dhe që mund të bihen nga kompjuteri apo telefoni, pa shpenzuar kohë nëpër dyqane, janë një tundim i vërtetë.

Sot në SHBA, sipas një sondazhi të fundit, shitjet online të vjeshje ia kanë kaluar edhe atyre të pajisjeve kompjuterike, elemente këto që kanë qenë gjithmonë ndër më të shiturat në pazaret shportës së produkteve online.

Por kohët e fundit, gjithmonë e më shumë blerëse të zhgënjyera kanë postuar foto të veshjeve, që u kanë ardhur pas porosive që në internet.

Ndryshimi i produkteve të reklamuara online me ato në realitet është i jashtëzakonshëm./tvklan.al