Bledar Ahmetaj ndodhej në lokal, kur qëlloi me armë zjarri dhe përfundoi duke plagosur veten. Ngjarja në fjalë ndodhi gjatë ditës së diel, në një lokal në afërsi të teatrit “Migjeni” në Shkodër.

Rreth orës 20:00, policia u njoftua për një person të plagosur që kishte shkuar në spital. Hetimet sqaruan se 39 – vjeçari ishte vetëplagosur në dorën e majtë.  

Për pasojë, ai përfundoi në pranga për armëmbajtje pa leje.

Sëbashku me të, në pranga përfunduar edhe tre 3 persona të tjerë, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Ata janë Emiljano Curri, 31 – vjec, Eser Bushati, 20 – vjeç, Artur Bandula, 41 – vjeç./tvklan.al