Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e miratimit nga Kuvendi i Kosovës të Marrëveshjes për demarkacionin kufitar me Malin e Zi. Kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca tha se ligji shkel Kushtetutën.

“Shkelja më e rëndë ka të bëj me sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Është Neni 2, Paragrafi 2 që thotë se integriteti territorial është i pacenueshëm”.

Lëvizja Vetëvendosje akuzon qeverinë e Kosovës se i ka falur 8 mijë hektarë tokë Malit të Zi. Sipas Vetëvendosjes, edhe rishikimi që iu bë marrëveshjes nga presidentët Thaçi e Vujanoviç në Shkurt nuk e kanë ndryshuar në thelb marrëveshjen e nënshkruar në Gusht të 2015-ës.

Lëvizja Vetëvendosje bllokoi 4 herë me gaz lotsjellës votimin në seancën e 21 Marsit, ku marrëveshja u miratua me 80 vota.

 Tv Klan