Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar mendim në lidhje me ftesën për takim që i është bërë nga pretendenti për kryeministër i PAN-it, Ramush Haradinaj.

Këtë e ka bërë të ditur Shkodran Hoti, zëdhënës për media nga Vetëvendosje, i cili i tha Klan Kosovës se vendimi të cilin e dha një ditë më parë Visar Ymeri, nuk ka ndryshuar dhe nuk pritet të ndryshojë.

Sipas të parit të Vetëvendosjes, ky takim mund të ndodhë vetëm nëse Haradinaj i fton ata në cilësinë e Kryetarit të AAK-së, jasht koalicionit PAN.

Ky vendim i Vetëvendosjes qëndron edhe sot, pasi kandidati për kryeministër i koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma), Ramush Haradinaj, një ditë më parë u ka dërguar ftesë dy ish-bashkëpunëtorëve të VLAN-it, liderit të Vetëvendosjes, Visar Ymerit dhe të parit të LDK-së Isa Mustafës, për t’u takuar ditën e sotme.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se do të angazhohet të diskutojë edhe me pjesëtarët e Listës Serbe, si dhe ata të komuniteteve të tjera pakicë./ Klan Kosova.