Policia ka publikuar pamjet e një atentati me armë ndaj një 28-vjeçari, në drejtim të të cilin u qëlluan mbi 20 plumba.

Videoja, e publikuar gjatë një konference për shtyp nga policia e Torontos, tregon 3 persona të cilët ndjekin Jaiden Jackson poshtë në një garazh, në Wellington St., pak pasi 28-vjeçari ishte larguar nga një restorant të dielën në mbrëmje, rreth orës 9.

Dy persona në këmbë dhe një i tretë me makinë, të gjithë të armatosur, e arrijnë Jackson, teksa ky i fundit rrëzohet dhe bie përtokë. Ata e rrethojnë të riun dhe e qëllojnë në mënyrë të përsëritur. Më pas dy personat futen në makinë dhe largohen me shpejtësi.

Sipas policisë, Jackson u qëllua më shumë se 20 herë dhe padyshim që ishte shënjestra e autorëve.

Detektivi Gary Giroux, duke folur në konferencën për shtyp tha se 28-vjeçari kishte qenë në një restorant, bashkëpronar i të cilit është reperi Drake, për disa orë me radhë përpara se vritej. Ai ishte larguar nga festa me një vajzë. Kjo e fundit nuk pësoi asnjë dëmtime dhe mësohet se po punon me autoritetet policore për të identifikuar autorët.

Policia tha gjithashtu se Jackson ishte emër i njohur për ta, por pa dhënë më shumë detaje. Publikimi i vrasjes së tij u bë në përpjekje për të zbuluar autorët e kësaj ngjarjeje.

/tvklan.al