Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është Arnold Kola, djali i ish- deputetit, Ndue Kola për Qarkun e Shkodrës, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009.

Një efektiv i Komisariatit numër 5 në kryeqytet humbi jetën pasi makina e patrullës së policisë u aksidentua nga një automjet mbrëmjen e së dielës në Kamëz.

Furgoni i policisë u aksidentua gjatë momentit që 3 efektivë po patrullonin në Bulevardin Blu, në Kamëz, pranë shkollës “Ibrahim Rugova.”

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se automjeti tip Lexus, me targë TR 8788 T, si rezultat i shpejtësisë së lartë ka marrë përpara furgonin e policisë dhe disa makina të tjera.

Për pasojë si rezultat i plagëve të marra, ka humbur jetën efekti E. Haxhia, 41 vjeç.

Të plagosur kanë mbetur punonjësit e policisë, I. Hoxha dhe B.V, punonjës të komisariatit 5, që janë transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Si rezultat i përplasjes është dëmtuar dhe mjeti tip BMW, me targë  AA 231 KU.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin shtetasin 22 vjeçar Arnold Kola.

https://www.youtube.com//embed/a0E7HPfRq9c

Kronologjia

22:00- Shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet, A.Kola 22 vjeç.

21:50- Punonjësi i policisë E. Haxhia, 41 vjeç ka ndërruar jetë para pak minutash në spitalin e Traumës.

21:20- Një fuoristradë ka aksidentuar 3 punonjës policie gjatë momentit që ata po udhëtonin me furgonin e komisariatit numër 5 në Bulevardin Blu, në Kamëz, pranë shkollës “Ibrahim Rugova.”

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se automjeti tip Lexus, me targë TR 8788 T, si rezultat i shpejtësisë së lartë ka marrë përpara furgonin e policisë dhe disa makina të tjera.

Të plagosur kanë mbetur punonjësit e policisë, I. Hoxha dhe B.V, punonjës të komisariatit 5, që janë transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Si rezultat i përplasjes është dëmtuar dhe mjeti tip BMW, me targë  AA 231 KU.

Tvklan. al sjell foto dhe video nga vendi i ngjarjes.

https://www.youtube.com//embed/OBG4QFCfPkw

https://www.youtube.com//embed/cAuSICIbDqY