Një 61-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë. Refie Gjeta ishte duke kaluar rrugën me bashkëshortin e saj në momentin që u përplas.

Ajo ndërroi jetë në vend, ndërsa drejtuesi i mjetit Serxho Vata u shoqërua nga policia. Ngjarja ndodhi mesditën e së mërkurës në Unazën e Re në kryeqytet./tvklan.al