Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shtetaseje ka ndodhur rreth orës 21:55 pranë Tregut Elektrik në “Bulevardin Petro Nini”. Një automjet i dyshuar tip “Audi A4” ngjyrë e bardhë ka përplasur për vdekje një 48 vjeçare që po kalonte rrugën.

Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar në drejtim të paditur.

Sipas policisë  viktimë e aksidentit ka mbetur shtetasja

Gjystina Shpani (Picaku)

, 48 vjeçe,e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vend.

Policia Rrugore dhe ajo e komisariatit nr. 1 po kërkojnë për automjetin në zonat rreth “Kompleksit Grand”, “Depos së Ujit”, “Lagjes Ali Demi”, “Shkozë” dhe “Qytetit Studenti”, drejtime këto nga të cilat mund të jetë larguar autori.

Për identifikimin e targës së automjetit, grupi hetimor ka sekuestruar disa kamera sigurie të bizneseve.

(22:53) Policia e Tiranës – Informacion paraprak

Më datë 22.04.2017, në rrugën “Mihal Grameno”, tek tregu elektrik, një mjet tip “Audi A 4”, ka përplasur shtetasen Gjystina Shpani (Picaku), 48 vjeçe ,e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë .

Automjeti është larguar nga vëndi i ngjarjes.

Policia Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme po kontrollojnë për gjetjen e automjetit si dhe kapjen e arrestimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e shtetases.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

 

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”162″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]