Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Delvinës. Në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat e policisë të Komisariatit të Policisë Delvinë kanë vazhduar kontrollet në disa zona të territorit të Delvinës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Shijan, konkretisht në banesën e Helidon Shabani, 25 vjeç dhe Florenc Shabani, 23 vjeç, banues në Shijan,Delvinë, shërbimet e policisë  kanë konstatuar një sasi prej rreth 4 kilogramë e 250 gramë kanabis , e cila u përket  dy vëllezërve.

Policia ka bërë të mundur menjëherë arrestimin në flagrancë të tyre.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja narkotikëve”./tvklan.al