Dihet tashmë që këngëtarja Artiola Toska është mjaft diskrete përsa i përket jetës së saj private.

Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, në Tv Klan ku përmes humorit zbuloi mjaft të pathëna për jetën e saj.

Drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi pyeti këngëtaren për arsyen se përse nuk ka bërë dasmë, ndërkohë Toska duke iu përshtatur formatit të emisionit u përgjigj me humor se nuk ka patur data të lira.

 “E kisha mbajt të fshehur burrin. Por, nuk kam bërë akoma dasmë se nuk kisha data të lira”

, tha Artiola.

Gjatë emisionit “Xing me Ermalin”, këngëtarja Artiola foli edhe për marrëdhëniet me vjehrrën. Duke marë shkas nga kënga “Vjehrrën duaje krejt si nanë”, Mamaqi pyeti Toskën se si e ka zbutur vjehrrën.

https://www.youtube.com//embed/-NELjlnvIGc

Këngëtarja tregoi se ka marrëdhënie të mira me vjehrrën teksa shtoi se nuk ka patur nevojë ta zbuste pasi sipas saj ajo ka qenë e butë vetë.

“Vjehrrën time s’kisha nevojë ta zbusja, se është e mirë, është e dashur dhe s’kishte nevojë ta zbusja se ishte vetë e butë”,

tha Toska.

Artiola Toska rrëfeu po ashtu në “Xing me Ermalin”, një situatë mjaft të sikletshme që kishte përjetur disa kohë më parë në një dasmë shqiptare në Maqedoni.

Këngëtarja tha se nuk ka memorie të mirë, ndërkohë që tregoi ‘gafën’ ku i ishte drejtuar dhëndrit gjatë gjithë dasmës me ermin Alfred, ndërkohë që emri i tij ishte Shaban dhe këtë ajo e kishte marrë vesh para se të mbyllej dasma.

“Ka raste plotë kështu se unë edhe memorien e kam ‘xixë’. Nisi dasma u çu çifti me kërcy, dhe unë i thosha dhëndrit Alfred dhe fillova duke i thënë edhe në kofidencë Fredi dhe në fund kur do prisnin tortën dhe u ngrit çifti unë i thash: Hajde Fredi. Në atë moment erdhi motra e dhëndrit dhe më tha në vesh, dhendri nuk e ka emrin Fredi, e ka Shaban.

Alfredi kishte qenë një dhëndër që kisha martuar një natë më parë”,

tha këngëtarja.

https://www.youtube.com//embed/m24sbvI-w_M

/tvklan.al