Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme një biznes në Bypassin e Lushnjes. Lajmi e bën të ditur gazetarja e Klan News Anila Sefa e cila ka siguruar dhe video nga vendngjarja.

Mësohet se biznesi ndodhet buzë autostradës dhe ka disa njësi tregtimi, ndër të cilat edhe një gomisteri. Zjarri mesa duket nga të dhënat e para është aksidental dhe ka përfshirë një mjet duke e djegur totalisht. Po ashtu një numër të konsiderueshëm panelesh diellore.

Zjarrfikësit e Lushnjes në ndihmë të të cilëve erdhën dhe zjarrfikësit e Divjakës vunë nën kontroll zjarrin, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka izoluar zjarrin duke mos e lejuar të djegë pjesën e brendshme të bizneseve.

Klan News