Katër persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për shitblerje të kokainës në zona të ndryshme të kryeqytetit. Gjatë operacionit të koduar “Avangarde”, në pranga ranë Gëzim Kovaçi 46 vjeç, Flobenc Kurti 30 vjeç, Artur Nikoçi 23 vjeç dhe Muharrem Bakalli 38 vjeç.

Sipas policisë, 4 të dyshuarit u kapën në zonën e fushës së aviacionit dhe në makinën e tyre tip “Volkswagen Golf” iu gjetën 217 gram kokainë. Lënda narkotike ishte e mbështjellë me natriban.

Ky automjet drejtohej nga Artur Nikoçi dhe pasagjer ishte Flobenc Kurti. Ndërsa dy të arrestuarit e tjerë ishin në një tjetër automjet tip “Mercedes Benz”, që u sekuestrua gjithashtu nga policia. Katër të dyshuarit akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

/tvklan.al