Ndeshja e së hënës mes Italisë dhe Suedisë ishte padyshim dramatike.

Italia kërkonte fitoren që nga minuta e parë, por që nuk e arriti dot, duke mos u kualifikuar për në botërorin e vitit tjetër.

Por pa asnjë mëdyshje, dramatike ishte intervista e Buffon në fund të ndeshjes. Veterani deklaroi mës lotësh se kjo ishte ndeshja e fundit e tij në nivel ndërkombëtar, një lajm që mërzit të gjithë tifozat e futbollit për një legjendë si ai.

“Gigi nuk është vetëm Gigi. Gigi është gjithçka, një ikonë e futbollit global.”

Kështu e cilësonin mediat italiane Buffon ditën e sotme. Ai ishte minoren kur filloi të luante futboll në mënyrë profesioniste dhe mbrëmë tregoi vlera të mëdha respekti për skuadrën kundërshtare teksa gjithë stadiumi fishkëllente himnin, ndërsa ai e duartrokiste atë.

Në fotot e mëposhtme do t’iu paraqesim momentet dramatike pasi arbitri sinjalizoi fundin e ndeshjes.

Lotët e Buffon, përqafimi mes tij dhe Bonuçi-t, dëshpërimi i Belottit dhe Florenzit dhe jo vetëm.

/tvklan.al