Policia e Shkodrës ka kapur 11 kg drogë dhe 1 armë gjahu. Pas një hetimi 2 mujor policia vuri në pranga tre persona, Lodovik Vonaj, 33 vjeç, Lekë Vonaj, 36 vjeç, të dy banues në Reç, Shkodër dhe Hysni Skënderaj,  58 vjeç,  lindur dhe banues në Qafë-Gradë, Malësi e Madhe.

Sipas burimeve të policisë këta persona u arrestuan në vendin e quajtur fshati Reç, konkretisht në parkimin e një lokali, ku në bagazhin e  automjetit tip Lancia me targë AA 504 CI, në pronësi të Ludovikut, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis.

Gjithashtu  gjatë kontrolleve të ushtruara  në banesën e shtetasit  Hysni Skënderaj u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu  Çifte, të  cilën e  mbante pa leje./tvklan.al