Në internet është publikuar së fundmi një video në të cilën një gjyshe shfaqet duke dhunuar në mënyrë çnjerëzore mbesën e saj të vogël, në një supermarket.

Pamjet e rënda tregojnë gruan që e godet fëmijën e vogël 23 herë, në vetëm 30 sekonda. Ngjarja e rëndë, sipas asaj që raporton “The Sun”, ndodhi në një supermarket në Kinë. Gjithçka, pasi fëmija kërkonte një çokollatë.

Asnjë nga të pranishmit nuk ndërhyn, përfshirë nënën e vajzës së vogël, e cila ndodhet aty pranë. Ajo që nuk mund të kalojë pa u vënë re është mënyra barbare dhe sjellja tërësisht e ftohtë e gjyshes, e cila e dhunon të miturën në mënyrë të përsëritur. Pamjet e rënda janë parë më shumë se 1 milionë herë që nga publikimi.

/tvklan.al