Merr fund tmerri i grabitjeve të karburanteve në autostradën Tiranë-Durrës. Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal kryenin grabitjet e karburanteve, me maska dhe me armë.

Në pranga kanë përfunduar: Klajdi Pupa 20 vjeç dhe Flroian Thana 19 vjeç, të dy të dënuar më parë. Gjithashtu është shpallur në kërkim 20-vjeçari B.K, dënuar më parë për vjedhje.

Klajdi Pupa dhe Flroian Thana

13645248_1053769864713869_2868591956659694728_n

Tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve pika karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, tek”Mbikalimi i Fllakës”, duke marrë shuma të ndryshme parash.

Në 12 dhjetor të vitit të shkoi rreth orës 02:50 tre të rinjtë dyshohen se nën kërcënimin e armës i kanë marrë xhiron ditore rojeve të një karburanti , në afërsi të “Mbikalimit të Fllakës”, rreth 150 000 – 200 000 lekë.

Në 9 janar dyshohet se nën kërcënimin e armës dhe me maska kanë vjedhur dy karburante në të dy krahët e autostradës dhe më pas janë larguar me një automjet tip “Golf”. Policia ka sekuestruar: Një automjet tip “Volswagen Golf 5”; një çantë krahu, në të cilën mbanin armën dhe maskat dhe dy telefona celularë./ tvklan.al