Një grua ka arritur të dalë me këmbët e veta nga një vorbull e fuqishme balte, uji dhe materialesh të tjera që po e përpinte.

 “BBC” thotë se 32-vjeçarja, Evangelina Chamorro Diaz, i shpëtoi një rrëkeje që po e merrte përpara në periferi në Limas, në Peru.

 Ajo ia doli të qëndronte dhe më pas të ngrihej e të ecte mbi ca copa dërrasash e drurësh teksa shumë persona po e shikonin nga bregu, në pamundësi për ta ndihmuar.

 Peruja është goditur nga shira të dendur dhe të rrëmbyeshëm që prej fundit të vitit të kaluar.

 Reshjet e shumta kanë shkaktuar përmbytje dhe dhe-rrëshqitje në shumë zona duke u marrë jetën dhjetëra personave.

Chamorro Diaz u dërgua në spital, ku po trajtohet për plagë të lehta dhe ndodhet në gjendje stabël, sipas medias peruane. /tvklan.al