Përbërësit:

Gjysmë buke të rrumbullakët

2 vezë

Proshutë

Djathë pice

Erëza (piper të kuq dhe të zi, rigon, kripë, majdanoz)

Përgatitja:

Merrni gjysmën e bukës rrumbullake dhe hiqni pjesën e tulit të mesit. Futini brenda dy vezë dhe më pas hidhni sipër djathin e picës, proshutën dhe erëzat. Futeni në furrë për 25 minuta në temperaturën 400 gradë./tvklan.al