Nuk ka vonuar dhe policia ka vendosur perimetrin e sigurisë, tek kompania “Arbri Garden” në Maminas, aty ku ndodhen një pjesë e godinave të saj.

Pronari i kësaj firme Arbër Çekaj, është shpallur në kërkim,  pasi në kamionin e kompanisë së tij me targë DR 3819, me të cilin eksportonte banane,  u zbulua sasia më e madhe e kokainës, e kapur ndonjëherë në vendin tonë, e cila pritej të shkarkohej tek magazinat e kësaj kompanie.

Magazinat sipas gazetares së ABC News Enkeleda Arapi, e cila shkoi në Maminas, po mbahen nën kontroll nga policia, e cila ka vendosur edhe postoblloqe.

Ekspertë të Krimeve të Rënda kanë realizuar këqyrjet e para, ndërsa priten hetues të tjerë të mbledhin prova e të marrin punonjësit në pyetje.