Bota është e mbushur përplot surpriza!

E një e tillë gjendet në Kanada, pasi banorët e Sent Xhon në Njufaundlend, kanë vendosur që në zgjedhjet lokale për kryetar komune të kandidojë një qen pesëvjeçar.

Qeni i quajtur Fin, është kandidat shumë i popullarizuar ndërkaq pronari i tij, Gled Redmond është ushtrues profesional, i cili e ndihmon në lidhje me dukjen e tij në fushatën parazgjedhore.

Banorët e këtij qyteti kanadez, e njohin Finin dhe thonë se do të ishte një kryetar komune i shkëlqyer.