Një person është arrestuar dhe një tjetër do të procedohet në gjendje të lirë, pasi janë kapur me drogë. Sipas policisë së Krujës në pranga ka rënë Shefqet Disha 56  vjeç, banues në Krujë dhe do hetohet në gjendje të lirë Kryetar i fshatit Verjon H.D.  71 vjeç.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur”Lapare”, në kodër të Verionit në një sipërfaqe toke të pyllëzuar  gjetën dhe sekuestruan  130 bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis dhe  770 fidanë kanabis të vendosura në 9 kubikë.

Për Shefqet Dishën rendon akuza e kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa mbi Kryetarin e fshatit akuza për shpërdorim detyre. /tvklan.al