Tiranë, 20 Maj 2017 – Kur kanë kaluar disa ditë nga gjetja e një kufome të djegur në Kodër Shupal, 15 kilometra larg qendrës së kryeqytetit, policia ende nuk ka asnjë të dhënë rreth identitetit të tij.

Tvklan.al

sjell për publikun prova materiale të gjetura në vendngjarje, pas ekspertimit dhe ekzaminimit zyrtar nga ana e Policisë Shkencore.

Ne ju sjellim të dhëna, rroba të viktimës. Bëhet fjalë për mbetjet e një këmishe në dukje ngjyrë bojë qielli e hapur, me dy kopsa.

Pjesë nga këmisha e viktimës, në dukje ngjyrë bojë qielli e hapur

Ndërkohë është një pjesë tjetër e rrobave, që duket si një gjysmë jakë që i përket viktimës, e cila është e lidhur me pjesën tjetër.

Kushdo që ka të dhëna të arsyeshme rreth këtyre mbetjeve të rrobave të viktimës që ju paraqitëm pak më lart, apo të dhëna të tjera, dyshime të arsyeshme rreth personave të humbur muajt e fundit, duhet të telefonojë menjëherë Policinë, në numrin 112 dhe të ndihmojë për identifikimin e kësaj kufome me identitet ende të pa përcaktuar.

Gazetar: Spartak Koka