Një ngjarje dramatike ka ndodhur të enjten në Europë, kur një avion i “Jet Airways” humbi kontaktin me pikat e kontrollit të trafikut ajror.

 Avioni me 330 pasagjerë në bord dhe 15 anëtarë të ekuipazhit ishte nisur nga Mumbai, Indi, dhe po fluturonte drejt Londrës kur humbi kontaktin me pikat e kontrollit mbi Koln, në Gjermani.

Menjëherë u ngritën dy avionë ushtarakë gjermanë të cilët u vunë në shoqërim të Boeing 777-300, i cili mendohet të jetë sintonizuar në frekuencën e gabuar.

Pamjet e filmuara nga një avion i “British Airwas” që fluturonte 600 metër mbi avionin e “Jet Airwas” shfaqin dy avionët ushtarakë  tek shoqërojnë avionin indian.

Pilotët ia dolën të vendosnin kontaktin kur po fluturonin diku në veri të Nurembergut.

Por megjithatë, avionët ushtarakë vazhduan ta shoqëronin atë derisa u ul në aeroportin e Heathroë në Londër.

Me shumë gjasa, pasagjerët nuk ia kishin idenë çfarë po ndodhte dhe kanë udhëtuar të pa shqetësuar. /tvklan.al