Trupi i tij është i ndërtuar pa qafë, me shumë thithka në kraharor dhe me një fytyrë të sheshtë. I emërtuar Graham, ai është një trupi i modeluar nga një skulptore në Australi për të përballuar përplasjen gjatë një aksidenti automobilistik.

Realizuesja e tij Patricia Piccinini, është pjesë e një fushate të re sensibilizimi për sigurinë rrugore në rrugë, në këtë vend. Për t’ia dalë mbanë në ndërtimin e tij, ajo është konsultuar dhe një inxhinier të sigurisë rrugore dhe një mjek të reparti të traumës.

Kështu lindit Graham, pa qafë për të evituar thyerjen e saj. Më fytyrë të sheshtë për të mbrojtur hundën dhe veshët, me disa thithka për të mbrojtur kafazin e kraharorit si formë airbag-u, një lëkurë të trashë dhe të ashpër që mbron nga fërkimi dhe plagët, këmbë të forta për të qenë i gatshëm për hedhje dhe me gjunjët që mund të të përthyehen në të gjitha drejtimet për të evituar thyerjen./tvklan.al