Një grup nxënësish vendosi të surprizojnë mësuesen e tyre e cila ishte e pikëlluar nga ngordhja e maces së saj. Duke qenë se ata nuk dëshironin që ta shikonin mësuesen e tyre në atë gjendje vendosën t’i organizojnë asaj një surprizë. Ata e dinin se çfarë do ta bënte atë të lumtur, kështu që vendosën t’i dhurojnë dy kotele të vogla, një buqetë me lule dhe tollumbace. Siç duket edhe nga videoja mësuesja e vlerësoi shumë këtë gjest të ëmbël të nxënësve dhe u emocionua pa masë nga surpriza./tvklan.al