Kamerat kanë filmuar momentin kur një peshkaqen i madh i bardhë noton nën disa sërfistë në një plazh në Sidney.

Videoja, e postuar në rrjetet sociale javën e kaluar, u filmua nga një dron në Bondi Beach. Pamjet tregojnë peshkaqenin e madh që është fare pranë dy sërfistëve ndërsa noton nën valë.

Burri që filmoi videon, Rob Norman, tha se “ishte tamam në muzg…por arrita ta filmoj…djemtë atje nuk kishin idenë se çfarë po ndodh”. Nuk ka të dhëna në sërfistët janë sulmuar nga kafsha./tvklan.al