Tema e Orës në Klan Kosova prezantoi politikanët të cilët mbajnë armë.

Madje, disa mbajnë edhe më shumë se një e modele të ndryshme.

Ramiz Lladrovci, kryetari i komunës së Drenasit, thotë që në ambiente të tilla, revolen nuk e mban në brez por në veturë.

Ai thotë se nuk qëndron pa armë asnjëherë që nga vitet e luftës.

Pasion të madh për armët ka edhe kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi.

Për një kohë të gjatë ai u mor edhe me biznesin që e lidhte direkt me to e që përfshin trajnim për përdorim të armëve e shitjblerjen e tyre./Klan Kosova