Ky është momenti kur një vajzë përdori një kamera të fshehtë për të provuar besnikërinë e të dashurit të saj pasi ka dërguar një vajzë tjetër për të flirtuar me të. Vajza përdori ndihmën e një kanali në YouTube për të parë nëse i dashuri i saj do ta tradhëtonte.

Videoja tregon vajzën që i afrohet të dashurit të saj Steve dhe kërkon të ulet me të në restorant. Ai pastaj vazhdon duke komplimentuar veshjen e saj ndërkohë që vajza e pyet nëse ai pi duhan. Për habinë e të dashurës së tij, Steve thotë “po” duke bërë që vajza e punësuar për ta provokuar ta ftojë atë në apartamentin e saj “për të pirë cigare” së bashku.

Në një moment ajo e pyet nëse ka të dashur dhe ai përgjigjet “jo nuk kam”. Ajo duket shumë e kënaqur nga përgjigjja dhe e puth në buzë dhe largohet. Ndërkohë e dashura e tij sheh videon dhe qan nga tronditja duke marrë vendimin për t’u ndarë me të dashurin e saj Steve./tvklan.al