Një grup të rinjsh po kalonin me makinë pranë një varreze natën me kameran e ndezur, kur kapën një “shpirt” që endej nëpër varre.

Me sy të lirë ata nuk dalluan asgjë, por kur panë më vonë pamjet që kishin regjistruar u shokuan.

Në video dallohet një figurë e bardhë që lëviz nga njëri varr në tjetrin.

“Në kohën kur u xhiruan pamjet, nuk dalluam gjë, por më vonë teksa po shikonim filmimet pamë se nuk kishim qenë vetëm dhe se kishim kapur në kamera një fantazmë. Xhirimet nuk janë cilësore pasi janë kapur me një kamera të vjetër vite më parë, por kjo e bën edhe më të besueshme se pamjet janë reale dhe jo të montuara”,

shkruhej bashkangjitur me videon në fjalë. /tvklan.al