Koreografi i trupës së baletit të Tv Klan, Albi Nako ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ku përmes humorit i ka dhënë përgjigje disa pyetjeve lidhur me divorcin dhe marrëdhënien me ish-bashkëshorten Klaudia Pepa.

Ai tha se u emocionua kur pa videomesazhin e Klaudias, por jo për frazën ku ajo e quajti vëlla, por nga distanca dhe koha e gjatë që nuk janë takuar.

“Mos të lëntë Zoti pa motër në këtë jetë. Momenti emocional i imi nuk ishte për frazën, se ajo u interpretua në mënyra të ndryshme, por nga distanca dhe nga koha e gjatë që nuk jemi parë. Normalisht jemi njerëz dhe prekemi. Ishte një lloj prekje, por për videon në tërësi, jo për frazën që ajo më quajti vëlla. Unë nuk ndjeva asgjë”,

 tha Nako.

Albi Nako tregon bisedën me Klaudian pasi e quajti vëlla

Pas videomesazhit që bëri bujë në rrjetet sociale të balerinës Klaudia Pepa për ish-bashkëshortin e saj Albi Nako, koreografi ka rrëfyer bisedën me të.

Nako tha se komentet e ndryshme lidhur me mënyrën se si u interpretua fakti që ajo e quajti vëlla ia ka dërguar vetë Klaudia dhe se të dy kanë qeshur me to.

“Këto mesazhe të gjitha mi çonte Klaudia dhe qeshnim bashkë. Unë flas me Klaudian në çdo moment.  Ajo çfarë nuk kam perceptuar unë ka qenë që unë të isha pjesë e portaleve. Që në momentin e parë që bëmë një deklaratë për këtë vendimmarrje, që në verë deri tani unë kam fituar një lloj imuniteti dhe u mësova”,

 tha Nako.

Pse nuk sakrifikove karrierën dhe të ikje tek Klaudia? Albi Nako tregon arsyen

Koreografi Albi Nako tha se arsyeja se përse nuk sakrifikoi karrierën dhe të shkonte në Itali tek Klaudia ishin pikërisht prindërit e tij. Nako tha se është djalë i vetëm dhe nuk do të lejonte që prindërit e tij të qëndronin vetëm në shtëpi.

“Kjo është pyetje me vend. Rrugëtimi dhe sakrifica e Klaudias padyshim nuk ka asnjë lloj kuptimi të kthehej këtu. Ma kanë thënë edhe të tjerë këtë. Unë jam djalë i vetëm, jam rritur me shumë sakrifica dhe dashuri nga prindërit e mi që sot janë në një moshë të thyer dhe unë për asnjë motiv në këtë jetë nuk do lejoja që prindërit e mi të jenë të braktisur në atë shtëpi. Kjo ka qenë arsyeja”,

 tha koreografi.

https://www.youtube.com//embed/ccv02PqvRrs

Klaudia të përdori për sukses dhe të braktisi? Nako: E çova me duart e mia

Albi Nako i është përgjigjur po ashtu edhe pyetjes së moderatorit Ermal Mamaqi nëse balerina Klaudia Pepa e përdori si trampolinë për të arritur sukses. Koreografi i trupës së baletit të Tv Klan tha se Klaudia është  artiste dhe vajzë fenomenale.

“Klaudia nuk më la këtu ku jam. Unë Klaudian e çova me duart e mia, ajo u përgatit nga familja ime. S’mund të them se më la, ajo është sulmuar në mënyrën më të padrejtë. Ajo siç është artiste fenomenale është edhe një vajzë e rrallë dhe fenomenale”,

tha Nako.

https://www.youtube.com//embed/KDk1IEwo2tQ

Mamaqi e quan vëlla, Nako: Do keqkuptohen teleshikuesit

Albi Nako është prej ditësh në qendër të vëmendjes, aq sa gjatë emisionit “Xing me Ermalin”, duket se ka hutuar edhe moderatorin Ermal Mamaqi. Mamaqi është futur direkt në temë duke pyetur koreografin lidhur me divorcin nga Klaudia Pepa dhe ka harruar ta qerasë.

“Ka 15 minuta që ka ardhur në emision dhe unë akoma nuk i kam dhënë asgjë për të pirë. Çfarë të thotë vëllai”,

tha Mamaqi.

Ndërkohë me batutë i është përgjigjur edhe Nako teksa tha:

“Mos më thuaj vëlla se do keqkuptohen teleshikuesit”

.

A ke të dashur? Ja si përgjigjet Albi Nako

Albi Nako i ka dhënë sot përgjigje përmes emisionit “Xing me Ermalin”, pyetjes nëse është në një marrëdhënie aktualisht.

Koreografi tha se për momentin nuk ka të dashur.

Mamaqi- Çfarë po bën për të harruar Klaudian? Se gozhda me gozhdë del…

Nako- Po përse duhet ta harroj Klaudian unë?

Mamaqi- A ke të dashur për momentin?

Nako- Për momentin nuk kam të dashur…

/

tvklan.al