Rrugë të shndërruara në lumenj… Automjete që rrjedha e furishme i merr me vete e banesa të dëmtuara.

Pamjet janë xhiruar në Ellicott City të Merilendit në Shtetet e Bashkuara. Qyteti u godit në fundjavë nga stuhia e fuqishme subtropikale Albert. Autoritetet shpallën gjendjen e emergjencës. Ekipet e emergjencës u erdhën në ndihmë disa drejtuesve të automjeteve që u gjendën papritur mes rrymave të ujit që pushtuan rrugët.

Reshjet e dendura u përqendruan në këtë qytet, për shkak të erërave të forta me një shpejtësi deri 65 km/orë. Kjo është hera dytë në dy vite që qyteti goditet nga një stuhi e tillë. Me reshje të dendura dhe probleme në qarkullimin rrugor u përballën thuajse të gjitha shtetet lindore buzë Atlantikut, deri në juglindje në Florida, Alabama e Georgia.

Tv Klan