Një emigrant shqiptar në Athinë rrezikoi të vritej, teksa ndërhyri për të shmangur grabitjen e një minimarketi. 

Shqiptari i paidentifikuar punonte në një klub nate ngjitur. Ai hyri pasi dëgjoi sinjalin e alarmit që shtypi pronari i marketit dhe u përball me njërin nga tre grabitësit.

Tentoi t’i merrte armën, një shotgan, por grabitësi qëlloi në drejtim të tij, siç shihet në pamje të kamerave të sigurisë, të transmetuara nga televizoni shtetëror grek, ERT.

Shtetasi shqiptar shpëtoi pasi u ul në kohë dhe plumbat i kaluan mbi kokë, duke përfunduar në një nga vitrinat e marketit.

Pas kësaj, tre grabitësit u larguan me shpejtësi. Ata arritën të marrin 1 200 euro dhe disa telefona celulare.

Tv Klan