Dyshja Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi janë ndër miqtë më të mirë të showbizit shqiptar dhe këtë e kanë shprehur gjithnjë, madje shpeshherë e quajnë njëri-tjetrin motër dhe vëlla.

Sot në “Xing me Ermalin” Elvana Gjata tregoi se ai e kishte ngushëlluar pas skualifikimit të saj nga “Ethet”. Këngëtarja tha se skualifikimi e kishte mërzitur shumë dhe se kishte filluar të qante me dënesë, por Mamaqi i cili në atë kohë ishte pjesë e grupit “The Dreams” i kishte thënë se do këndonin bashkë në skenë.

Pas skualifikimit nga “Ethet e së premtes” fillova të qaj. Aty erdhi Ermali dhe më tha: Mos u mërzit, javën që vjen do të këndojmë bashkë tek “Maratona e Këngës Popullore” dhe ti do jesh një shkallë më lart”

, tregoi Elvana Gjata.

Gjatë emisionit po ashtu është shfaqur edhe një video nga bashkëpunimi i tyre i parë ku këngëtarët shihen teksa këndojnë sëbashku, me veshje të cilat sot konsiderohen nga ata si të dala mode.

/tvklan.al