Një tentativë grabitjeje, e cila përfundoi me një viktimë, e ndodhur me 20 Janar në Ilinois është bërë publike vetëm tani.

Ngjarja ndodhi në Alpine Bank në Rockford, të Shteteve të Bashkuara.

Grabitësi, një 34 – vjeçar i maskuar, ka zbritur nga makina e tij, e parkuar prej disa minutash përpara bankës dhe hyri me vrap brenda ambienteve duke qëlluar me armë në drejtim të stafit.

Mirëpo Brian Harrison, punonjësi i sigurisë së bankës si dhe një ish sherif, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi Laurence Turner me disa plumba…

34 – vjeçari, ka tentuar të largohet pasi është përballur me të njëjtën përgjigje, por ka rënë i vdekur përtokë në derën e bankës. Ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë së bankës në Ilinois.

Tv Klan