Policia ka bërë të mundur zbardhjen e grabitjes së çantës me 4500 euro. Në pranga ka rënë Jani Kongjini, 35 vjeç, banues në Himarë ku i janë sekuestruar dhe shuma e parave të vjedhura.

Kongjini më datë 24.11.2017, në afërsi të fshatit Çukë, pranë një pike karburanti, në bar kafe, ka vjedhur një çantë personale, në brendësi të saj me sendet identifikuese personale si edhe me një sasi shume vlerash monetare prej 4500 Euro, të cilat i përkisnin K.I., i cili kishte bërë edhe kallëzim për këtë fakt.

Policia i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale,Kongjini, shumën e vlerave monetare, prej 3900 Euro, 3 dollarë dhe 1500 lekë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj shtetasit të mësipërm për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 të Kodit Penal

./tvklan.al