Një avion i mbushur me pasagjerë përjetoi momente paniku këtë javë, pasi një karikues i jashtëm shpërtheu, duke shkaktuar zjarr. Incidenti, i cili u filmua në kamera, tregon flakët mes dy sediljeve në kabinën e avionit të Aeroflot, që ishte nisur nga Moska për në Volgograd.

Në videon shfaqen pasagjerët të cilët përpiqen që të shuajnë flakët. Fatmirësisht zjarri ra në momentin që avioni ishte ulur dhe të gjithë pasagjerët u evakuuan. Megjithatë ky incident nuk kaloi pa krijuar panik dhe disa prej pasagjerëve nga frika përdorën daljen e emergjencës.

Në një reagim për britaniken

Metro

, kompania ajrore Aeroflot tha se flakët u vunë nën kontroll me lehtësi dhe se asnjë nga pasagjerët nuk pësoi dëmtim.

/tvklan.al