Djali më i shëndoshë në botë është rikthyer në shkollë, në West Java, provincë e Indonezisë, pas regjimit strikt që i ka mundësuar atij ecjen përsëri.

10-vjeçari, Arya Permana, i cili peshonte 200 kg, tashmë mund të ecë sërish falë nënës së tij ,e cila për t’i shpëtuar jetën e shtyu atë të bënte një dietë të rreptë si dhe ushtrime.

djali 3

Për shkak të peshës së madhe që ai kishte, pjesën më të madhe të kohës rrinte vetëm shtrirë dhe nuk kishte mundësi të ecte ose të luante me moshatarët e tij.

Por pas dietës dhe ushtrimeve fizike, Arya ka nisur të humbasë peshë dhe vetëm pas disa javësh ai ka hequr 5 kg.

Ai tani ka mundësi që jo vetëm të ndjekë shkollën, por edhe të luajë sërish me moshatarët e tij.

djali 2

“Jam shumë i gëzuar nuk mund as t’i shpreh ndjenjat. Është ndjenjë e mirë që të rikthehesh në shkollë. Aty të gjithë më duan edhe mësuesit më trajtojnë shumë mirë. Kam bërë shumë miq dhe ata sillen shumë mirë me mua, “

ka thënë Arya.

Pas shqetësimit që prindërit e 10-vjeçarit kishin paraqitur për shëndetin e tij, një mjek ishte kujdesur një javë për të, duke i sugjeruar edhe dietën. Tashmë Arya ushqehet në mënyrë të shëndetshme, ecën gjashtë minuta çdo orë, bën peshëngritje dhe noton çdo ditë ./tvklan.al