56 kilogramë lëndë narkotike kanabis janë sekuestruar nga policia e Sarandës. Droga u gjet e fshehur në një automjet ndërsa në pranga ra Mufit Hoxha, 48 – vjeç, banues në këtë qytet.

Sipas policisë, në fshatin Nivicë në rrugën Krekëz-Kakome efektivët konstatuan automjetin”Ford Focus” me targa italiane BJ 346 ZR, që drejtohej nga Hoxha.

Gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi të makinës, ata kanë gjetur 8 thasë sintetikë me lëndë narkotike, me një peshë totale prej 56 kilogramësh./tvklan.al