Një 50 vjeçar është arrestuar nga efektivët e policisë së Bulqizës, në bashkëpunim me sektorin kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, për mbajtjen e municione luftarake dhe të një fitil detonator.

https://www.youtube.com//embed/eG8oiz4WMQY

Në kuadër të operacionit policor të koduar  ‘Pranverë 2016″, Martin Biba, 50  vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar disa herë më parë për “Plagosje”, “Vetëgjyqësi” e “Kanosje”, ka ka tentuar të largohet në momentin e arrestimit  duke u hedhur nga një mur i lartë ku për pasojë ka dëmtuar këmbën.

Gjatë kontrollit të banesës së ketij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan:

1 Armë zjarri Kallashnikov me dy krehëra të lidhur me natriban me njëri -tjetrin,

5 arka me fishekë model 56,

1 krëhër pistolete model 54 me shtatë fishekë brenda tij,

1 bobinë me 500 m fitil detonator.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale  “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe  “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”./tvklan.al