Ky është momenti dramatik kur një burrë i cili, por ka hipur në një rrëshkitëse uji, ”fluturon” jashtë saj duke rënë poshtë në një distancë prej 4.5 metrash.

David Salmon vendosi të bëjë disa xhiro në rrëshkitësen e vendosur në liqenin “Travis” në Austin, Texas, SHBA.

Por gjatë njërës prej zbritjeve, ai nuk mundi që të mbante trupin e tij brenda anëve të rrëshkitëses, duke rënë poshtë në një sipërfaqe me shkëmbore dhe me shkurre.

Ai u dërgua menjëherë në spital kur rezultoi se kishte thyer një krah, kishte disa fraktura në brinjë dhe një çarje në pjesën e pasme të shpinës.

Që prej atij aksidenti ai jo vetëm që e ka parë disa herë skenë, por dhe e ka postuar atë në Facebook.

Për vetëm një javë video është parë rreth 2.5 milion herë./tvklana.l