Në një video të rrallë të publikuar nga “National Geographic” shfaqen dy prej gjarpërinjve më vdekjeprurës në botë, që luftojnë me njëri – tjetrin për partneren.

Dy mambat e zeza mund të shihen teksa lidhen nyjë me njëri – tjetrin, në atë që njihet si “ndeshja e thurjes”.

Kjo video e rrallë, e xhiruar në Afrikën e Jugut, tregon dy zvarranikët vdekjeprurës që shtyjnë njëri – tjetrin me kokë, në një betejë brutale, për të fituar vëmendjen e femrës.

Mamba e zezë, një prej specieve më të rrezikshme në botë të gjarpërinjve, ndonjëherë e kafshon kundërshtarin kur luftojnë për partneren.

Humbësi është ai që tërhiqet.

mambaa

Meshkujt përpiqen të çiftëzohen disa herë gjatë vitit, në varësi të numrit të kundërshtarëve që mundin.

Megjithatë, femrat zakonisht çiftëzohen vetëm me një mashkull në sezon.

Mamba e zezë mund të lëvizë me një shpëjtësi mbi 20 km/h dhe mund të shkojë deri në 4 metra gjatësi.

Një pickim i vogël është fatal nëse nuk trajtohet menjëherë me antihelm./tvklan.al