Asha Rani njihet me nofkën mbretëresha e hekurt për shkak të forcës së saj. Së fundmi ajo ka arritur të fitojë një tjetër rekord Gines duke tërhequr me anë të flokëve, të kapura gërsheta një autobus londinez.

Në një dalje televizive në një ekran italian ajo arriti të tërheqë një autobus me 32 persona në bord, pa pësuar gërvishtjen me të vogël.

Ky është rekordi i saj i pestë, pasi edhe më parë ajo ka fituar rekorde për ngritjen e peshave të jashtëzakonshme me anë të veshëve, dhembëve dhe syve./tvklan.al